2

Pas “lojës” së quajtur “Ice Bucket Challenge” tanimë ka dalë në modë “Lip Challenge”. Kjo lojë ka si qëllim nominimin e personave të tjerë, publik apo jo, të cilët duhet të fryjnë buzët.  “Lip Challenge”, ironizon vajzat të cilat çdo ditë e më shumë po bëjnë të pamundurën për të patur buzë të mëdha.

3-0-image-m-8_1429549758053

E gjithë kjo lojë ka marrë shkas nga buzët e Kylie Janner, pasi vajzat kërkojnë të kopjojnë atë. Në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram tashmë kjo është një sfidë e hapur për të gjithë.

4

Ajo që bie në sy është se fryrja e buzëve për këtë lojë të re kryhet me anë të një tape e cila duke u mbajtur për rreth dy orë krijon efektin e silikonit. Sigurisht kjo lloj procedure ka efekte negative, pasi ndodh që buzët të mos shkojnë më në formën e mëparshme duke shfaqur dëmtime të shumta, madje sjell dhe gjakosje.

5

Ndërkohë modelja amerikane Blac Chynia i ka hapur “luftë”, Kylie Jenner duke e sfiduar atë me buzët Wack – O – Wax. Ndryshe nga të tjerët Chynia ka zgjedhur një metodë më të sofistikuar për fryrjen e buzëve. Buzët më të cilat është shfaqur Blac për të ironizuar Jenner kanë të bëjnë me një produkt karameleje që bëhet nga dylli dhe salca, të cilët pasi përzihen ngjajnë si buzë tepër të fryra dhe shumë të kuqe.

tvklan.al