Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat në Greqinë Veriore dhe është përplasur me një shtëpi ku jetonin dy shqiptarë.

Sipas “FoxNews”, që citon Agjencinë Kombëtare Hekurudhore të Greqisë, të paktën katër pasagjerë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë, përshirë edhe makinistin, janë plagosur.

Treni i pasagjerëve po udhëtonte nga Athina në Selanik, kur doli nga shinat afër stacionit në fshatin e Adendros mbrëmjen e së shtunës.

Një prej vagonëve të trenit hyri në katin e parë të një shtëpie dy katëshe.

“Isha duke ndenjur në verandë. Pashë një dritë dhe dëgjova një shpërthim”, tha për “The Associated Press” Giorgos Mylonas, 78-vjeç.

“Më pas pashë trenin tek përplasej me një shtëpi dhe dëgjova dy shqiptarët që jetojnë aty teksa ulërinin për ndihmë.”

Një zyrtar tha se e gjithë shtëpia peshon mbi trenin, çka tregon se sa e fortë ishte përplasja.

Agjencia greke e lajmeve raportoi se në tren ndodheshin rreth 100 pasagjerë në kohën e aksidentit, shkaqet e të cilit janë ende të pazbardhura./tvklan.al

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”218″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]