treni

Kur lajmi për zbulimin e një treni të Luftës së Dytë Botërore në Poloni i mbushur me ar u bë publik, u ngritën shumë pikëpyetje: A ekzistonte me të vërtetë?

Zyrtarët polakë u shprehen 99% të bindur, duke iu referuar fotove të radarëve, se treni ndodhet nëntokë, pranë qytetit jug-perendimor të Walbrzych.

Zv/Ministri i Kulturës Pjotër Zuçovski tha se fotografitë e radarëve, tregojnë se brenda trenit ndodhen bateri kundër – ajrore. Sipas një legjende, treni me flori, perla dhe armë kishte humbur në afërsi të kështjellës Ksiaz, 3km larg qytetit në vitin 1945.

Zv/Ministri i Kulturës Pjotër Zuçovski i cilësoi faktet “një zbulim të jashtëzakonshëme” pa dhënë hollësi për vendndodhjen e tij. “Nuk dimë me ekzaktësi çfarë ndodhet brenda tij, por mund të ketë materiale ushtarake, objekte me vlerë, vepra arti dhe arkiva”.

Me herët, përmes një deklaratë, ai kishte paralajmëruar publikun të ndalonte kërkimet për trenin derisa përfundojnë procedurat zyrtare. Brenda trenit- tha ai – mund të ketë substanca shpërthyesë dhe armë plasëse.

Në fillim të këtij muaji, dy persona, një polak dhe nje gjerman u treguan autoriteteve të Walbrzych se kishin zbuluar vendndodhjen e trenit me ar. Ata kishin kontaktuar një avokat, të cilit i kishin kërkuar 10 % të vlerës të arit dhe sendeve te cmuara që ndodheshin brenda trenit.

Tv Klan