Një tren mallrash i linjës Durrës – Elbasan, ka përplasur në orët e para të mëngjesit një makinë policie. Ajo ishte vendosur pranë hekurudhës në lagjen nr. 13, në sektorin Iliria dhe po patrullonte zonën kur u godit nga treni.

Për pasojë tre nga efektivët që ndodheshin në makinë u plagosën dhe u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ndaloi makinistin për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ABC News