Një automjet është përplasur nga treni në mbikalimin pranë fshatit Bubq të Fushë – Krujës.

Nga përplasja ka pësuar lëndime të lehta drejtuesja e makinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca. Shkaqet e aksidentit nuk janë të qarta, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

/tvklan.al