Pesë anëtarët e një familjeje, përfshirë 3 fëmijë të mitur, kanë humbur tragjikisht jetën në jug të Kolorados, SHBA, pasi një tren pasagjerësh u përplas me makinën me të cilin ata udhëtonin. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielën, ndërsa familja mësohet se ishte nisur për në Kishë. Sipas policisë, drejtuesi i trenit bëri një manovër të gabuar dhe nuk mundi të evitonte përplasjen.

Steve Miller dhe bashkëshortja e tij Christina mbetën të vdekur në vend, ashtu sikurse tre vajzat e tyre, 6 dhe 3 vjeç, ndërsa më e vogla 8 muajshe. E vetmja që shpëtoi ishte vajza e madhe e çiftit, 4 – vjeçarja Heidi, e cila pësoi dëmtime të rënda, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në trenin që ishte nisur nga Chicago për në Los Angeles ndodheshin 286 pasagjerë, që fatmirësisht nuk pësuan dëmtime./tvklan.al