Një 52-vjeçar është përplasur për vdekje nga treni i linjës hekurudhore Durrës – Vorë në Sallmone.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:10, ndërsa viktima është me iniciale F.H.

Mashinisti i trenit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkaqet janë ende të paqarta, ndësa polica ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.

/tvklan.al