Një grup i armatosur, i përbërë nga qindra civilë, policë dhe anëtarë të ushtrisë, i cili po drejtohet nga një ish – bos i mafies italiane, po pengon nisjen e varkave të emigrantëve libian drejt brigjeve italiane. Ngjarja u raportua bazuar mbi të dhënat e mbledhura nga Reuters.

Qindra emigrantë, që ndodhen në plazhet e Sabratha në Libi, po pengohen nga grupi i armatosur Brigata 48, i cilli ka mbështetjen e qeverisë së Tripolit.

Sipas të dhënave të mbledhura në terren, grupi i armatosur përbëhët nga kontraktorë, të cilët menaxhojnë një qendër për mbajtjen e emigrantëve në të njëjtën zonë në kryeqytetin libian. Mesa duket, kjo është edhe arsyeja e vërtetë e rënies së numrit të emigrantëve që mberrijnë në brigjet italiane, përgjatë muajve Korrik – Gusht.

Personat e armatosur, thonë dëshmitarët për Reuters, ndalojnë varkat e emigrantëve përpara se ato te nisën dhe i kthejnë pas.

Rënia e numrit të emigrantëve eshte vlerësuar nga disa përfaqesues politik në Itali.  Përpara publikimit të skandalit, qeveria italiane pati deklaruar se rënia e numrit të emigrantëve kishte ardhur si rrjedhim i bashkëpunimit me qeverinë e Tripolit.

E në fakt, sipas rrjetit mediatik britanik, është pikërisht qeveria e Tripolit, e njohur nga ndërkombetarët,  ajo që financon grupet e armatosura për të frenuar libianët që duan të lënë vendin e tyre të shkatërruar nga lufta civile.

TV KLAN