F-Kruje-PoliciAmbjentet e komisariatit të Fushë- Krujës janë kthyer në shënjestër të sulmeve me tritol. Një sasi eksplozivi shpërtheu mbrëmë rreth orës 22:00 në ambientet në derën e brendshme të këtij komisariati.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar në radhët e efektivëve të policisë që ishin brenda rajonit, por vetëm dëme materiale tek makinat e parkuara dhe ndërtesat përreth.

Ky është rasti i tretë i sulmeve me tritol ndaj këtij komisariati brenda këtij viti.

Më 20 janar rreth orës 19 :00 dhe më 3 mars po në të njëjtën ndodhen dy shpërthime të tjera, që po kështu shkaktuan vetëm dëme materiale.

Pak javë më parë një tjetër sulm me eksploziv, kësaj here me granate, ndodhi ndaj Bashkisë së qytetit.

Deri tani, këto ngjarje kanë mbetur pa autorë. Policia ka kryer disa aksione, por pa mundur të verë në pranga përgjegjësit.

tvklan.al