Hedhja në erë e një makinë në Berlin ku mbeti i vrarë shoferi i saj, është cilësuar nga policia gjermane si vrasje e tipit mafioz, duke përjashtuar pistën e terrorizmit.Mediat gjermane raportojnë se personi i vrarë është një emigrant 43 – vjeçar, i njohur për policinë gjermane, që hetohej prej vitit 2008, për trafik droge dhe falsifikim parash. Ndërsa makina rezulton të jetë në pronësi të një gruaje, me mbiemer turk.

Sipas policisë, ndoshta personi i vrarë nuk ka qenë në shënjestër të atentatit. Megjithëse nuk është sulm terrorist, vrasja është e organizuar dhe disa media e lidhin atë me grupet kriminale ruse, sepse shumë shtetas rusë jetojnë në kryeqytetin gjerman.

 

makina2

Shpërthimi u dëgjua në orën 08:00 në pikun e trafikut në rrugën kryesore të Charlotenburgut, e cila të çon në zemër të kryeqytetit të Gjermanisë. Pamjet tregojnë makinën, një Volksvagen Pasat që është dëmtuar pas shpërthimit të eksplozivit, nga i cili fluturoi në ajër.

Nuk dihet nëse lënda shpërthyese ishte vendosur në pjesën e brendshme apo të jashtme të automjetit. Shoferi i automjetit u nxorr nga makina, por ai ndërroi jetë nga plagët e rënda përpara se ekipi i mjekëve të urgjencës të mbërrinte në vendngjarje.

Tv Klan