radikal

Kur janë numëruar 99.8 % e votive, është përcaktuar fituesi i zgjedhjeve të një dite më parë në Greqi.

Aleksis Cipras kreu i Sirizës do të jetë kryeministrit i ri i fqinjit tonë jugor, pasi partia e tij grumbulloi rreth 36.4% të preferencave të grekëve.

Në parlamentin e ardhshëm, kjo forcë do të ketë 149 deputetë, 2 më pak se sa shumica e nevojshme për krijimin e vetme të qeverisë.

Cipras tha pas fitores se një erë e re nis për Greqinë dhe se nuk ka kohë për të humbur.

Për krijimin e koalicionit është paralajmëruar zhvillimi i një takimi mes Cipras dhe Panos Kamenos, ku partia e këtij të fundit, ANEL mori diçka rreth 4.7%, ose 13 mandate deputetetësh.

Në vendin e dytë u rendit Demokracia e Re e ish-kryeministrit Samaras me rreth 27.8%; neonazistët e Agimit të Artë janë forca e tretë me rreth 6.3%; partia Potami me 6.%; komunistët me rreth 5.5% dhe në vendin e fundit PASOK me rreth 4.7%.

Nuk hyri në parlament partia e re e ish – kryeministrit Papandreu.

Aleksis Cipras e mbështeti fushatën e tij elektorale kryesisht në kundërshtimin ndaj masave antikrizë që Bashkimi Europian i ka imponuar Greqisë.

Kreu i Sirizës, që vjen nga rradhët e rinisë komuniste, shihet si shpresë edhe për punësimin e të rinjve dhe të drejtat e emigrantëve.

Ai ka premtuar rritje të pagës minimale nga 560 në të paktën 700 dollarë, ndërsa për sipërmarrjet e vogla do t’u zgjatet afati për kthimin e borxheve dhe bankat do të kushtëzohen.

Përballja e parë me kredidhënëit ndërkombëtarë do të jetë në fund të janarit, kur do të vendoset nëse do të jepet kësti i rradhës 7.2 miliard euro, në bazë të arritjes së objektivave.

Tv Klan