Një tërmet është shënuar mëngjesin e kësaj të martë në qytetin e Bergenit në Norvegji. Qytetarët kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit, i cili ka qenë 3.8 i shkallës rihter.

Edhe pse për sizmiologët tërmeti nuk konsiderohet i lartë, që do të thotë se nuk ka gjasa të shkaktojë dëme në njerëz, por qytetarët janë tronditur, raporton gazeta Bergens Tidende

Ka mbi 10 vite që nuk kemi ndjerë një tërmet kaq të fortë në Norvegji”

, është shprehur një qytetare.

Natalie Turøy i tha gazetës Bergens Tidende se ajo ishte në shtëpi kur ra tërmeti.

E gjithë shtëpia u tronditi. Unë kam një foshnje të vogël dhe teksa ai ishte duke fjetur u zgjua mënjëherë nga lëkundjet

, tha Turøy.

/tvklan.al