Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë “dënimin” për politikën e saj me refugjatët. Kjo pasi të dhënat e reja tregojnë për një rënie të vazhdueshme të mbështetësve brenda partisë së saj, CDU.

Me 434,019 në fund të muajit të shkuar, tashmë ky numër ka vijuar të bjerë, me 13 mijë persona që grisën teserat e partisë këtë vit.

Situata është disi më e mirë për qendrën e majtë SPD që drejton Gjermaninë në koalicion më CDU –në udhëheqëse. 9 mijë janë anëtarët që janë larguar prej saj për shkak të pranimit të emigrantëve, që solli terror e vdekje në vend.

Partitë me politika më ekstreme si AfD dhe neo – Nazistët kanë parë rritje të anëtarëve, me 2 mijë të tillë vetëm gjatë Nëntorit.

Një sondazh i realizuar nga kompania 

Forsa

për revistën “Stern”, tregoi se 28 përqind e atyre që u pyetën besonin se politika e dyerve të hapura ndaj emigrantëve e Angela Merkel është “përgjegjëse” për sulmin në tregun e Krishtlindjes në Berlin, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 48 të tjerë.

Tre e katërta e qytetarëve, 76 përqind, besojnë se kërcënimi terrorist dhe situata e sigurisë në Gjermani do të luajë një “rrol të rëndësishëm” në zgjedhjet e përgjithshme./tvklan.al