Qyteti i Vlorës tronditet sërish.

Një i vrarë dhe tre të plagosur është bilanci i një ngjarjeje të ndodhur rreth orës 23:20 të së enjtes, në afërsi të “Ujit të Ftohtë”, në ambientet e një lokali.

Një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave, duke lënë të vdekur në vend një 33 – vjeçar.

Viktima është Ergys Gjioveshaj. Të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur Florian Hila 28 – vjeç, Arsonel Llanaj, 32 -vjeç, si dhe 26 – vjeçarja, Arta Luka. Ata u dërguan në spitalin e Vlorës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj. Policia ngriti pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Blutë e Vlorës mësohet se kanë shoqëruar disa persona me qëllim zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al