Takimi i parë i Donald Trump me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Aben, ngjalli mjaft humor pas shtrëngimit të duarve ndërmjet dy liderëve.

Kur u takuan në Shkurt të këtij viti, rrjetet sociale filluan të talleshin me veprimin e presidentit të SHBA-së. Media japoneze kërkoi që të dy liderët të shtrëngonin duart pas takimit në Zyrën Ovale, por ndodhi një shtrëngim i pazakontë duarsh që zgjati 19 sekonda.

Kjo nisi një seri fotosh humoristike, të cilat kishin në qendër të vëmendjes mimikën e kryeministrit të Japonisë pasi Trump i lëshon dorën.

Trump ndodhet në Tokio si pjesë e një turi aziatik që do të zgjasë 12 ditë ku do të vizitojë gjithashtu Korenë e Jugut, Kinën dhe Vietnamin.

Por mesa duket, Abe kësaj here është përgatitur. Fotot tregojnë një moment kur kryeministri japonez shtrëngon në mënyrë të çuditshme dorën e Trump.

/tvklan.al