Jo vetëm mediat janë fajtore për lajmet e rreme, por edhe ish-presidenti Barack Obama është fajtor për protestat qe prej javësh zhvillohen në Shtetet e Bashkuara.

Ky është qëndrimi i presidentit Amerikan shprehur në një interviste për median mike, Fox News. Trump akuzoi drejtpërdrejte Obamën dhe njerëzit e tij si përgjegjës për zemërimin kundër republikaneve, por nuk kurseu akuzat edhe hakimin e dokumenteve te administratës se tij.

“Mendoj se pas gjithë këtyre që po ndodhin, qëndron ai. Them se kështu është politika, kështu funksionon. Nuk mund ta dish asnjëherë me saktësi se çfarë ndodh prapa kuintave dhe unë them se pas tyre është Obama.”

Në fakt, ish presidenti Obama që para se të largohej nga detyra u shpreh se do te reagoje kundër Trump-it nëse do e shihte të nevojshme.

Dhe kështu ka ndodhur. Lidhur me urdhrin e ndalimit te emigranteve nga Donald Trump, Obama e ka konsideruar bllokimin e emigranteve myslimanë si diskriminuese. / TV KLAN