Presidenti Donald Trump nuk do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un muajin e ardhshëm në atë që do të kishte qenë një samit historik mes dy vendeve. Ai e dha njoftimin nëpërmjet një letre të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë mëngjesin e së enjtes.

“Po prisja me padurim këtë takim. Për fat të keq, duke u bazuar në armiqësinë e shfaqur hapur në deklaratën tuaj më të fundit, unë mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, që të ndodhë takimi i planifikuar prej kohësh”

, Trump shkroi.

“Prandaj, ju lutem, le të shërbejë kjo letër për t’ju bërë me dije se samiti i Singaporit, për të mirën e të dy palëve, por jo për të mirën e botës, nuk do të zhvillohet”.

Trump dhe Kim kishin planifikuar të takoheshin në Singapor më 12 qershor, për atë që do të ishte takimi i parë ballë për ballë midis një udhëheqësi të SHBA dhe Koresë së Veriut.

Trump hoqi dorë nga takimi pasi një një zëvendësministër i punëve të jashtme në Korenë e Veriut iu drejtua zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence me fjalët “manekin politik”, në një nga deklaratat më të ashpra që vjen së fundmi nga Peniani./tvklan.al