Shtetet e Bashkuara do të armatosin Japoninë dhe Korenë e Jugut në mënyrë që të jenë në gatishmëri përballë kërcënimit që mund të vijë nga lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter. “

Po lejoj Japoninë dhe Korenë e Jugut të blejnë një sasi të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake shumë të sofistikuara nga Shtetet e Bashkuara

”, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Nga ana tjetër ka ardhur edhe reagim nga vendi komunist. “

Masat e fundit të vetëmbrojtjes të Koresë së Veriut janë një paketë dhuratë që i drejtohen veçanërisht Shteteve të Bashkuara

”, tha i dërguari i Kim Jong-Un në Kombet e Bashkuara.

Amerikanët do të marrin të tjera pako dhuratë nga vendi im deri sa t’i japin fund provokimeve dhe tentativave për të vendosur nën presion Korenë e Veriut

”, shtoi më tej ai. 

Kriza bërthamore që ka si protagoniste Korenë e Veriut është më e rrezikshme nga të gjitha

”. Këtë e ka thënë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Të mësojmë nga luftërat botërore. Nuk kanë filluar në një moment të vetëm, por për shkak të përshkallëzimit nga vendimet e marra nga shtete të ndryshme. Është një rrezik që duhet ta shmangim

”, shtoi më tej Guterres.

Ndërkohë, më herët ministrja franceze e mbrojtjes Florens Parli ka paralajmëruar se raketat koreanoveriore mund të jenë në gjendje të arrijnë dhe në Bashkimin Europian. Ajo madje nuk përjashtoi dhe skenarin e një përshkallëzimi të konfliktit./ABC News