Një imazh surprizues është shfaqur mbrëmjen e djeshme mbi një ndërtesë në New York.

Një artist kishte projektuar mbi një mur një vizatim ku shfaqeshin Vladimir Putin dhe Donald Trump të përqafuar me shumë dashuri. Të dy liderët botërorë ishin të pikturuar nudo ndërkohë që presidenti amerikan paraqitej shtatzënë. 

Sipas mediave ndërkombëtare, pamja u shfaq në Manhattan dhe shoqërohej nga hashtagu “dashuri përmes urrejtjes”. Kjo është një mënyrë për artistet e artit të rrugës njujorkez për të komentuar marrëdhëniet mes qeverisë së Trump dhe Rusisë./tvklan.al