Arabia Saudite i blen Shteteve të Bashkuara të Amerikës 110 miliardë dollarë armatime dhe sisteme mborjtëse. Marrëveshja e firmos nga presidenti amerikan Donald Trump dhe mbreti saudit Salman në Riad, ku presidenti amerikan ndodhet për një vizitë zyrtare, e para jashtë SHBA-ve për të. Objektivi i sauditëve është të arrijnë shifrën rekord prej 350 miliardë dollarë armatime në 10 vjet.

Objektivi i kësaj marrëveshjeje është forcimi i Arabisë Saudite në gjirin Persik, përballë kërcënimeve të Iranit, njofton Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Trump e nisi nga Arabia Saudite turin e tij 8 ditor të vizitave. I shoqëruar nga Zonja e Parë Melania Trump dhe këshilltarja personale, vajza e tij Ivanka, presidenti amerikan u prit në Riad me nderimet më të. Trump mori nga Mbreti Slaman medaljen e Mbretit Abdulaziz, titulli më i lartë civil në Arabinë Saudite.

Tv Klan