Donald Trump inkurajon Rusinë që të gjejë email –et e hakuara të rivales Hillary Clinton.

Javën e shkuar, Wikileaks publikoi email –e të hakuara nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve.

Rreth 30 mijë email –e të tjera nuk janë publikuar ende.

Në një thirrje të pazakontë, Trump i kërkoi Rusisë të gjejë pikërisht këto.

“Rusi, nëse po më dëgjon, shpresoj që të mund t’i gjesh ato 30 mijë email –e që mungojnë. Mendoj se do të shpërbleheni mjaft mirë nga shtypi ynë”,

tha kandidati republikan për president.

Menaxheri i fushatës së kandidates demokrate Hillary Clinton, Robby Mook, deklaroi më herët hakimi i këtyre email –eve është bërë nga Rusia, për të dobësuar demokratët dhe për të ndihmuar Trump.

Nga ana e saj Rusia ka mohuar përfshirjen në këtë sulm kibernetik. Zëdhënësi i Presidentit Putin, deklaroi se Rusia nuk do të ndërhynte kurrë në çështjet e brendshme të shteteve të tjera, sidomos në një proces elektoral.

Aktualisht, FBI vijon hetimet për këtë rrjedhje, ku përfshihen email –e në të cilat tregohet se zyrtarë demokratë duhet të qëndrojnë neutralë dhe në favor të kandidates Clinton dhe të shpërfillim tashmë ish – rivalit, Bernie Sanders. /tvklan.al