Presidenti Donald Tramp siguroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta kthejnë kurrë Iranin në një potencial bërthamor.

“Me rëndësi është që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të deklarojnë me një zë se Irani nuk duhet të lejohet kurrë të ketë një armë bërthamore.”

Irani duhet të reshtë së financuari organizatat terroriste që marrinë qindra jetë njerëzish këtu në rajon e me gjerë, tha Trump.

Ndryshimin e kursit politik amerikan në lidhje me Iranin e përshëndeti edhe kryeministri Benjamin Netanjahu, i cili e cilësoi vizitën e Trump si historike.

Presidenti amerikan gjatë vizitës në Izrael u ndal edhe në “Murin e Lotëve”, që ndan Jeruzalemin e ri me atë të vjetrin dhe që simbolizon një vend shprese për besimtarët.

Trump është i pari president në detyrë që viziton murin e famshëm.

Gjatë vizitës së shefit të Shtëpisë së Bardhë në Izrael nuk munguan momentet e veçanta, siç ishin batutat me kryeministrin Netanjahu në aeroport.

Në mediat amerikane po përflitet gjithashtu kjo video. Në këtë moment Zonja e Parë, Melania Trump, duket sikur refuzon t’i japë dorën bashkëshortit të saj./Tv Klan