Donald Trump është një president i kohëve moderne.  Kështu e sheh veten kreu i Shtëpisë së Bardhë pas një sërë akuzash për keqpërdorim të rrjeteve sociale, ku Trump nuk i kursen komentet me sfond paragjykues.

“Mënyra sesi unë i përdor rrjetet sociale nuk është presidenciale, por është një presidence moderne”, shkruajti presidenti amerikan.

Më parë gjatë javës, presidenti nisi një sulm personal për Mika Brzezinski dhe Joe Scarborough, dy moderatorë të televizionit amerikan MSNBC. Ofendimet ndaj dy gazetarëve u mbështetën hapur nga Shtëpia e Bardhë dhe zonja Trump, kjo rriti edhe më shumë shqetësimin në radhët e analistëve amerikanë.

Në komentet me natyrë seksiste, Trump e quajti gazetaren

Mika e

“ç

mendur me koefiçient t

ë

ul

ë

t inteligjen

ce”

, nd

ë

rsa t

ë

fejuarin e saj, nj

ë

koh

ë

sisht edhe koleg e cil

ë

soi si “Psikopati Joe”. Presidenti u mbrojt dhe tha se rrjetet sociale i dhan

ë

atij

mundësinë të lidhej drejtpërdrejtë me publikun, duke anashkaluar mediat kryesore, përmbajtja e të cilave sipas Trump është e mbushur me “lajme të rreme”. Të premten, New York Post botoi një editorial me tri fjalë për postimet e Trump: “NDALO, VETËM NDALO”.

TV KLAN