Donald Trump zotohet të ‘shkatërrojë totalisht Korenë e Veriut’ nëse kërcënon SHBA-të.

Presidenti amerikan  ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të mos kenë zgjidhje tjetër veçse të “shkatërrojnë totalisht” Korenë e Veriut.

Në fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe me diplomatët e Koresë së Veriut të ulur vetëm disa metra pranë tij, Trump tha se ai nuk do të ketë asnjë mundësi tjetër nëse Peniani nuk ndalon zhvillimin e programit të armëve bërthamore.

Në një nga deklaratat ndoshta më të forta të kohëve të fundit, Trump tha se nëse Korea e Veriut nuk tërhiqet, atëherë SHBA-të nuk do të kenë zgjidhje tjetër përveçse të shkatërrojë totalisht Korenë e Veriut. 

Reagimi i Trump vjen pas provokimeve të vazhdueshme që kanë ardhur nga Koreja e Veriut së fundmi./tvklan.al