Ish – drejtori i FBI, James Comey do të dëshmojë në Kongres të enjten se Presidenti Donald Trump i tha teksa darkonin se “priste besnikëri” prej tij.

Sipas dëshmisë publike, Comey do të thotë gjithashtu se Presidenti i kërkoi që të tërhiqej nga hetimi mbi Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Mike Flynn, të pushuar nga puna.

Comey pritet të mbështesë qëndrimin se e kishte siguruar presidentit që nuk ishte nën hetim nga FBI.

Ai pritet të thotë gjithashtu se Trump e quajti çështjen ruse “një re” mbi të.

Në dëgjesën e parashikuar përpara Komitetit të Inteligjencës në Senat, Comey do të japë detaje për ndërveprimin me Presidentin Trump, që çoi në pushimin e tij nga puna më 9 Maj.

Takimi i parë mes Presidentit dhe ish – kreut të FBI, sipas dëshmisë së publikuar nga komiteti i Senatit, ndodhi më 6 Janar në një dhomë konferencash në Trump Tower, ku Comey e informoi atë për akuzat e “fshehta dhe të pa verifikuara” rreth tij./tvklan.al