Me nota superlative për punën e tij si  President i Shteteve të Bashkuara, Donal Trump ka shkaktuar reagime brenda Shtëpisë së Bardhë nga ku mbahej një konferencë e paparalajmëruar për shypin.

Nga të shtangur, Trump ka zhytur në mendime të thella jo vetëm gazetarët që ndiqnin konferencën, por të gjithë publikun.

Që në nisje të saj, Trump i njohu vetes meritën e një klime optimiste biznesi si dhe rritjen e tregut të aksioneve në SHBA.

“Kjo administratë po punon si një makinë e kolauduar mirë”

Në rrjedhim të mbrojtjes së fuqishme që presidenti Trump i bëri punës se tij, ai vijoi sulmin ndaj mediave “jashtë kontrollit”.

Shtypi është bërë aq i pandershëm sa në qoftë se ne nuk flasim për këtë, do t’i bënim një shërbim të keq popullit amerikan”

Konferenca që zgjati pothuajse një orë u fokusua tek marrëdhëniet me Rusinë, ndërsa për herë të parë deklaroi se rreziqet e një konflikti me Rusinë janë të mëdha, dhe ndaj duhet të kemi marrëdhënie të mira me Moskën, sepse si SHBA dhe Rusia janë fuqi bërthamore, dhe një holokaust bërthamor do të ishte diçka e paparë ndonjëherë, deklaroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Tv Klan