Administrata Trump i jep goditjen e parë të drejtave të komunitetit LGBT, të sanksionuar nga qeveria e mëparshme e presidentit Obama. Një vendim i ri ka rrezuar atë të qeverisë se mëparshme, që lejonte studentet transgjinorë të përdornin tualetet në shkollat publike sipas gjinisë që ata ndjehen dhe jo sipas seksit në lindje.

Ky vendim i ri u është përcjellë të gjithë shkollave publike në SHBA përmes një letre të nisur nga Ministria e Arsimit.

Shumë njerëz në SHBA, kryesisht pjesëtarë të komunitetit LGBT mendojnë se ky do të jetë vetëm fillimi i një ofensive edhe më të gjerë nga administrata Trump, qe mund të përfshijë edhe legalizimin e martesave mes personave mes të njëjtës gjini.

Komuniteti LGBT ne SHBA e akuzon presidentin Trump për shkelje të të drejtave të njeriut dhe mosmbajtje të premtimit të bërë gjate fushatës elektorale./tvklan.al