Pasi nxori Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e Parisit për Klimën, i kthyer në kryeqytetin francez, presidenti amerikan Donald Trump nuk ia mbylli derën një marrëveshjeje të re.

“Diçka mund të ndodhë sa i përket Marrëveshjes së Parisit. Do të shohim se çdo të ndodhë. Nëse do të ndodhë diçka do të ishte e mrekullueshme, nëse jo jemi sërish në rregull.”

Nga ana tjetër presidenti Macron tha se e respekton vendimin e Trumpit edhe pse ka diferencë për ketë temë. Në një kohë kur në Uashington çështja më e përfolur është takimi i djalit të presidentit me një avokate ruse, Trump nuk mund t’i shpëtonte kësaj pyetjeje.

“Djali im është një njeri i shkëlqyer. Ai zhvilloi një takim me një avokate ruse, jo një avokate të qeverisë. Ishte një takim i shkurtër që gjithkush do ta kryente për të marrë informacione ndaj kundërshtarit.”

Vizita në Paris e presidentit amerikan Donald Trump pritej me kureshtje të madhe nga mediat, nisur nga fakti se takimi i parë me presidentin Macon nuk u mbyll pozitivisht. Trump nuk i kurseu elozhet pët homologun e tij francez, të cilin e quajti një president të fortë dhe Parisin një nga qytetet më të bukura në botë.

“Se mos më bën të bëj figurë të keqe…”

Si i ftuar special për Ditën e Pavrësisë së Francës, Trump u prit me nderime të larta nga kreu i Elizesë. Së bashku me Zonjën e Parë, Melania dhe çiftin presidencial francez, ai vizitoi muzen ushtarak “Les Invalides”, ku ndodhet edhe varri i Napoleonit.

Tv Klan