Nuk përjashtoj faktin se mund të arrihet deri tek një konflikt me Korenë e Veriut”

. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për Reuters, duke shtuar se do të preferonte një zgjidhje paqësore dhe diplomatike, por kjo është e vështirë për t’u arritur. Ndër të tjera, ai tha se Korea e Jugut do të paguajë për sistemin anti raketë

Thaad,

të instaluar për t’u përballur me kërcënimin e Penianit.

Kam informuar Korenë e Jugut se do të ishte mirë të paguante, pasi është një sistem që kushton një miliard dollarë. Është fenomenal, shkatërron raketat në qiell

, shpjegoi Trump.

Por Korea e Jugut ka reaguar duke cituar traktatin e sigurisë që në kohën e luftës së Koresë 1950 – 1953 me 28 mijë ushtarë amerikanë të vendosur në mbrojtje të aleatit strategjik: sipas qeverisë së Seulit, instalimi i sistemit anti raketë duhet konsideruar si pjesë e këtij traktati.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut në një deklaratë për mediat theksoi se nuk ka ndryshime në klauzolat bazë: sipas marrëveshjes për praninë ushtarake amerikane Korea e Jugut vendos në dispozicion territorin për sistemin antiraketë dhe infrastrukturat e tjera dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të paguajnë për vendosjen dhe funksionimin.

Por pavarësisht atmosferës konfliktuale të krijuar në rajon, Trump ka habitur me komentet e tij rreth liderit koreanoverior Kim Jong Un:

Është 27 – vjeç, babai i tij ndërroi jetë dhe ai mori regjimin në dorë. Thoni atë që doni, por nuk është e thjeshtë në atë moshë. Nuk e them për ta vlerësuar, shpresoj vetëm që të tregohet racional.

Trump ka befasuar edhe në lidhje me presidentin kinez Xi Jinping, duke e përshkruar si një burrë të mirë që kishte arritur ta nijhte:

një njeri që e do Kinën dhe popullin kinez.

Ndërsa për sa i përket qëndrimit të liderit kinez rreth situatës në Kore, ai shpjegoi se presidenti kinez dëshiron të bëjë diçka, por ndoshta nuk mundet. Sipas Trump, ai po përpiqet të bëjë gjithçka ka në dorë për të kontribuar në zgjidhjen e problemit./

ABC News