Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj akuzave se Rusia ka materiale kompromentuese ndaj tij, duke u shprehur se Moska “nuk është përpjekur kurrë të më shantazhojë”.

Trump dënoi agjencitë amerikane të inteligjencës për lejimin e “rrjedhjes” në publik “të lajmeve të rreme”, duke shtruar pyetjen: “Mos po jetojmë në Gjermaninë naziste?”.

Në dokumentet e cituara nga mediat amerikane thuhet se përfaqësuesit e fushatës zgjedhore të Trump komunikuan me Moskën dhe sugjerojnë gjithashtu përdorimin e prostitutave.

Këto pretendime u mohuan kategorikisht edhe nga Rusia.

Në konferencën e tij të parë për shtyp këtë të mërkurë, që prej zgjedhjes si president, Trump tha se pretendimet në fjalë “

nuk duhet të ishin shkruar dhe nuk duhet të ishin publikuar kurrë

”.

“Janë të gjitha lajme të rreme, biseda telefonash, nuk ka ndodhur”,

tha ai duke theksuar se pas këtyre informacioneve qëndrojnë njerëz të “sëmurë”.

Donald Trump falenderoi ato agjenci lajmesh që nuk i publikuan këto pretendime, që qarkullonin prej muajsh.

Ai tha gjithashtu se kjo do të ishte një goditje tepër e rëndë për agjencitë e inteligjencës, nëse këto të fundit rezultojnë përgjegjëse për publikimin e këtyre materialeve.

Presidenti i zgjedhur pranoi ndër të tjera se Putin ka ndërhyrë në serverat amerikanë, por premtoi se kjo nuk do të ndodhë më në të ardhmen.

“Mendoj ishte Rusia, por ne jemi hakeruar edhe nga vende të tjera si Kina apo nga individë. Ajo që do të bëjmë është ndërtimi i një rrjeti të sofistikuar mbrojtjeje komjuterike, pasi kemi njerëzit më të mirë në botë në këtë fushë”.

Trump e konsideroi marrëdhënien e mirë me Putinin një aset, ndërsa nga ana tjetër sqaroi se nuk ka asnjë ujdi me të. Gjatë konferencës Presidenti i ri u përplas me gazetarin e CNN, pasi akuzoi rrejtin televiziv për raportim të rremë.

Rrjeti presigjoz reagoi përmes një letre të hapur ku shkruan se Trump po përdor një agjenci tjetër për të sulmuar dhe për të shmangur CNN. 

Në fund avokatja personale e Trump lajmëroi kalimin e të gjitha sipërmarrjeve në pronësi të dy djemve të presidentit të ri, edhe pse ligji nuk e ndalon mbajtjen e biznesit privat për një president./tvklan.al