Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut tha se Donald Trump ka shpallur luftë në vendin e tij.

Presidenti amerikan duket se ka dhënë sinjalizime të cilat kërcënojnë regjimin, duke postuar në Twitter se nëse ministri i jashtëm korean përsërit idetë e Kim Jong-un atëherë ata të dy shumë shpejt “s’do të jenë më rrotull.”

Ri Yong-ho tha se Penianit i lind e drejta për të marrë kundërmasa, duke përfshirë edhe rrëzimin e sulmuesve strategjikë amerikanë edhe nëse nuk janë në hapësirën ajrore të Koresë së Veriut.

 “E gjithë bota duhet ta ketë të qartë se ishte SHBA që deklaroi e para luftë në vendin tonë,”

tha ai për gazetarët në New York.

 “Meqenëse Shtetet e Bashkuara kanë shpallur luftë në vendin tonë, ne na lind çdo e drejtë të veprojmë në shenjë vetëmbrojtjeje, duke përfshirë të drejtën për të shuar bombarduesit strategjikë të Shteteve të Bashkuara edhe kur ato nuk janë brenda kufirit të hapësirës ajrore të vendit tonë.”/

tvklan.al