Disa nga mediave më të rëndësishme të botës nuk iu lejua pjesëmarrja me kamerat e tyre në konferencën për shtyp të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

“CNN”, “BBC”, “The New York Times”, “Daily Mail”, “Los Angeles Times” dhe “Politico” gjithashtu, u përjashtuan nga takimi.

Nuk pati asnjë shpjegim të mëtejshëm nga Shtëpia e Bardhë për këtë vendim.

“The Associated Press” dhe revista “Time” bojkotuan konferencën për mënyrën se si po trajtohej. “Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë” (WHCA) gjithashtu protestoi për këtë veprim.

“Bordi i WHCA është duke protestuar fuqishëm kundër qasjes së menaxhimit të kësaj çyshtje. I inkurajojmë organizatat që u lejuan të hynin, t’i ndajnë materialet e tyre me mediat e tjera që nuk ishin të pranishme. Bordi do e diskutojë këtë çështje më gjerësisht me stafin e Shtëpisë së Bardhë”, thuhej në një deklaratë.

Në një deklaratë, kryeredaktori i “New York Times”, Dean Baquet shkroi: “Nuk ka ndodhur ndonjëherë diçka e tillë në Shtëpinë e Bardhë, në historikun e gjatë të administratave të partive të ndryshme. Ne e kundërshtojmë fuqishëm përjashtimin e “New York Times” dhe organizatave të tjera të lajmeve. Hyrja e lirë e medias për një qeveri transparente është padyshim një interes thelbësor kombëtar”.

Disa orë më parë, në Konferencën Konservatore të Veprimit Politik jashtë Washingtonit, presidenti Donald Trump talli dhe përçmoi mediat e lajmeve. Ai tha se pjesa më e madhe e shtypit përfaqëson “armikun e popullit”.

“Ata janë armiq të popullit, sepse ata nuk kanë burime. Ata i shpikin ato, kur ngelin pa gjë”, ka thënë Trump.

Ai shtoi gjithashtu se gazetarët “nuk duhet të lejohen të përdorin burime të paidentifikuara”./tvklan.al