Komisioni Federal i Komunikacionit në SHBA ka shfuqizuar “Net Neutrality”, principi bazë i internetit, sipas të cilit, të gjitha përdoruesit e rrjeti duhen trajtuar në mënyrë të barabartë, nga të gjithë furnizuesit e rrjetit, ose provider.

Ky vendim rrezikon të dëmtojë internetin, pasi do të krijojë favorizim në akses për disa në kurriz të të tjerëve. Kjo do të thotë se deri tani, provider i ofronin të njëjtën shpejtësi linje të gjithë klientëve, duke mos pasur asnjë dallim në shpejtësinë e aksesit mes një uebi për lajme dhe një uebi për kënge.

Kështu, rrjedhojat do të jenë të thjeshta. Kush do të paguajë më shumë, do të ketë akses më të shpejtë në rrjet dhe më cilësor, duke i hapur rrugën diskriminimit dhe konkurrencës jo të drejtë. Madje, pritet që kompanitë që ofrojnë shërbimet të faturojnë ekstra abonentët për çdo faqe që klikojnë.

Pritet gjithashtu të rritet edhe kontrolli mbi faqet që përdorin abonentët dhe kompania mund t’i bllokojë klientëve të saj faqet që ajo nuk i preferon. Ka ende paqartësi mbi pasojat e këtij vendimi, por pritet të këtë një tërmet çmimesh dhe rritje të kontrollit ndaj rrjeteve dhe mediave online.

Kundërshti me këtë vendim të fundit të administratës Trump kanë shprehur të mëdhenjtë botërore të teknologjisë si Facebook, Google, Twitter, Airbnb dhe Amazon.

Klan Plus