Me një kthesë të fortë ndaj qëndrimit mysliman, Donald Trump u ka kërkuar sot udhëheqësve të vendeve arabe të marrin drejtimin në luftën kundër radikalizmit.

Gjatë një fjalimi në samitin e udhëheqësve të rajonit në Arabinë Saudite, Trump tha nga Riadi për terroristët, “largojini ata nga kjo Tokë”.

Duke folur në kryeqytetin saudit, Trump tha se lufta kundër ekstremizmit nuk ishte “një betejë midis besimeve të ndryshme”, por “një betejë mes së mirës dhe së keqes”.

Në fjalimin e parapërgatitur nga këshilltarët e Trump, ai u tregua krejt papritur tolerant dhe i hapur me ndryshimet kulturore të myslimaneve.

Duke nderuar Arabinë Saudite dhe shenjtërinë e vendit, Trump u ndal me tone prej besimtari, të frymëzojë popujt myslimanë për luftën kundër terrorizmit.

Vendet myslimane dhe Shtetet e Bashkuara pritet të bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të ndërprerë burimet e parave për grupet ekstremiste./ TV KLAN