Donlad Trump u përpoq të qetësonte personat të cilët protestuan kundër tij këtë javë. Ai tha se ata kanë dalë në rrugë “sepse nuk e njohin”.

Gazetari i CBS News, Lesley Stahl, e pyeti Trump për protestat në mbarë vendin në një intervistë për “60 minuta” të dielën në mbrëmje.

“Amerikanët janë të frikësuar dhe disa prej tyre janë duke protestuar në këto momente kundër teje, ndaj retorikës tende”, i tha Stahl, presidentit të zgjedhur.

“Kjo për shkakun se ata nuk më njohin. Nuk mendoj se më njohin siç duhet”, tha Trump.

“Dua t’u them atyre të mos kenë aspak frikë. Do i rikthejmë lavdinë  e humbur vendit tonë”, shtoi ai.

Protestat kundër Trump vazhduan edhe gjatë fundjavës në qytetet e mëdha në  Shtetet e Bashkuara. Arsyeja që ata kanë dalë të protestojnë është sepse mendojnë se ai do t’i përçajë për shkak të retorikës raciste të përdorur gjatë fushatës së tij.

Trump i hodhi poshtë protestat e së enjtes, duke thënë në Twitter se “protestuesit janë të nxitur nga mediat” dhe se kjo gjë i dukej “shumë e padrejtë.” Ai iu përgjigj komenteve ditën tjetër, duke thënë “se i pëlqente ky pasion i protestuesve për vendin”.

Por në “60 minuta”, Trump shumë herë iu referua protestuesve si “profesionistë”.

“Mendoj se disa prej tyre do jenë “profesionistë” tw nxitur nga mediat, tha ai./ tvklan.al