Shefi i ri i FBI-së do të jetë Christopher Wray. Lajmin e dha presidentin amerikan Donald Tramp, përmes një postimi në rrjetet sociale. Tump e cilësoi kreun e ri të Byrosë së Hetimit, një person me cilësi të paarritshme. Wray është një zyrtar me përvojë të pasur në administratën amerikane.

Ai ka shërbyer si asistent/Prokuror i Përgjithshëm nga viti 2003 në 2005-ës, gjatë presidencës së Xhorxh W Bush. Wray do të zëvendësojë, James Comey-n, i shkarkuar pak javë më parë nga Trump.  Emërimi i shefit të ri të FBI-së duhet të miratohet nga Senati Amerikan.

Tv Klan