Trump pagoi për heshtjen e aktores së filmave për të rritur

Stephanie Clifford mori 130 mijë Dollarë për të fshehur historinë e saj

Donald Trump ka paguar 130 mijë dollarë për të blerë heshtjen e një ish-aktoreje të filmave për të rritur. Lajmi publikohet nga Wall Street Journal, që shkruan se në Tetor të 2016-ës, vetëm një muaj nga zgjedhjet presidenciale, avokati i Michael Cohen, i ka paguar shumën aktores Stephanie Clifford, për të mos bërë publike një histori seksuale me Donald Trump.

Ngjarja, sipas WSJ, ka ndodhur në vitin 2006, në kohën kur miliarderi njujorkez ishte martuar me gruan e tij, Melania Trump. Takimi mes të dyve është bërë në një turne golfi për njerëzit e famshëm, në kufirin mes Kalifornisë dhe Nevadës.

Historia e marrëdhënies së Trump me ish-aktoren e filmave për të rritur nuk është e re në SHBA, madje është hedhur poshtë nga Shtëpia e Bardhë, e cila në këtë rast, kur mësohet se është blerë heshtja e Stephanie Clifford nuk ka dhënë ende një koment.

Vetë avokati i presidentit Trump i ka mohuar këto akuza duke i quajtur si lajm i rremë.

Gjatë kohës kur ishte kandidat, presidenti amerikan është akuzuar shpesh edhe për mizogjini, veçanërisht pas publikimit të videos ku ai bënte komente fyese ndaj grave.

Tv Klan

Kategori
BotaLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*