Presidenti Donald Trump ka paralajmeruar ish – shefin e FBI – së James Comey që të mos ketë rrjedhje informacionesh në media. Në një postim në rrjetet sociale Trump shkruan se për Comeyn do ishte më mirë që mos të kishte rregjistrime të bisedave të tyre.

Trump dhe Comey janë takuar për një darkë private vetem 7 ditë pasi Presidenti beri betimin. Sipas te dhenave te botuara nga New York Times, mes të dyve është zhvilluar një bisedë e gjatë për besnikërinë që Trump i ka kërkuar shefit të FBI – së.

Po sipas gazetës, Trump e ka pyetur Comeyn tre herë nëse ai do ti qëndronte besnik Presidentit të ri. Shefi i shkarkuar i FBI – së mësohet të ketë premtuar se do të qëndronte i ndershëm, pa pohar asnjeherë kërkesën e Trump.

Vetë Presidenti Amerikan, gjatë një interviste për NBC News deklaroi se ka biseduar tre herë me Comey ku e ka pyetur nëse Trump ishte nën hetimin e FBI -së. Më tej gjatë intervistës, Trump shfaqi hapur ndryshimin e arsyetimit për shkarkimin e shefit të FBI – së, ku pohoi se ishte ai që kishte vendosur ta shkarkonte shefin e FBI – së. /TvKlan