Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gati jnë “opsion ushtarak” për t’i dhënë fund krizës së përshkallëzuar me Korenë e Veriut.

Në një konferencë shtypi me Kryeministrin e Spanjës, Trump theksoi se ky opsion ushtarak do të ishte shkatërrues për Penianin nëse do të aplikohej.

“Ne jemi plotësisht të përgatitur për opsionin e dytë, jo një alternativë e preferuar. Por nëse ndërmarrim këtë opsion, do të jetë shkatërruese për Korenë e Veriut. Ky është një opsion ushtarak”,

u shpreh Trump. 

Presidenti vazhdoi të thoshte se Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut Ri Yong-ho, i cili gjatë javës tha se raketat e Koresë së Veriut do të godisnin SHBA-në në mënyrë të pashmangshme, kishte vepruar shumë keq, duke thënë gjëra që s’duhet të thuhen kurrë. 

/tvklan.al