Sipas disa anketave të kohëve të fundit, Presidenti i zgjedhur Donald Trump po e fillon mandatin e tij 4-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, si njëri prej presidentëve amerikanë më pak popullorë në disa dekada, një konkluzion që ai e hodhi poshtë menjëherë.

Sipas anketës së përbashkët të gazetës

The Washington Post

dhe televizionit

ABC News

, tri ditë para inaugurimit të Presidentit të premten, se ai zoti Trump do të jetë presidenti i ri me popullaritet më të vogël, se sa të paktën 7 presidentët më të fundit amerikanë. Një tjetër anketë, e ditëve të fundit e CNN-it, arrin në përfundimin se votuesit amerikanë kanë pikëpamje shumë negative për mënyrën se si e trajtoi tranzicionin e pushtetit në periudhën pas zgjedhjeve të nëntorit.

“Të njëjtët njerëz që zhvilluan anketimet e rreme parazgjedhore, janë duke bërë të njëjtën gjë tani”,

– tha presidenti i zgjedhur përmes një mesazhi në Twitter.

Ai tha: “Njerëzit janë duke vërshuar në Washington në shifra rekord, ditët e ardhshme kanë për të qenë të shkëlqyera!”/VOA