Presidenti amerikan ka publikuar një klip të shkurtër ku godet një person që mban në kokë logon e CNN.

Bëhet fjalë për një version të modifikuar e shfaqjes së Donald Trump në WWE në eventin e 2007 -ës të wresting, ku ai “sulmonte” Vince McMahon, sigurisht në një shfaqje të inskenuar.

Animacioni në fjalë, sipas BBC, dyshohet të jetë postuar në një forum pro – Turmp në internet në fillim të kësaj jave.

Vetë CNN e ka akuzuar presidenti për nxitje të dhunës kundër medias.

Ana Navarro, pjesë e rrjetit prestigjioz tha se

“është një nxitje për dhunë. Ai do të bëjë që dikush të vritet në media”

.  Megjithatë një ekspert mbi sigurinë e kundërshtoi këtë, duke u shprehur se askush nuk do ta perceptonte këtë video si kërcënim.

Presidenti Donald Trump e ka sulmuar herë pas here CNN, duke e konsideruar si “fake news” (lajme të rreme)./tvklan.al

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/881503147168071680