Edhe pse Donald Trump bën thirrje të vazhdueshme për të blerë produkte amerikane dhe për të punësuar amerikanë, i biri ka një tjetër këndvështrim për biznesin e tij.

Kantina e verës që drejtohet nga Erik Trump, ka shpallur thirrjen për vende të lira pune sezonale për emigrantët.

Kantina e Tumpit të ri ka kërkuar 29 punonjës për këtë sezon, të cilet pritet të aplikojnë nëpërmjet programit të punësimit federal të vizave H-2

Aktualisht, i biri i Trump ka të punësuar disa dhjetra persona që vijnë nga jashtë Amerikës, enkas për të punuar në kantinën e tij të verës.

Kjo kantinë nuk është e vetmja në zonë që punëson emigrantë, pavarësisht thirrjeve të presidentit për të ruajtur vendet e punës për amerikanët.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Donald Trump premtoi se do të hapë më shumë vende pune për amerikanët, duke ndaluar emigracionin e paligjshëm në Amerikë.

Tv Klan