Pas ndalimit të garës së armatimit dhe çmontimit të mbushjeve bërthamore nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, presidenti Trump ka shokuar me kërkesën drejtuar krerëve të ushtrisë amerikane për të dhjetëfishuar arsenalin bërthamor 

Marrëveshja historike mes Presidentit amerikan Reagan dhe homologut sovjetik Gorbaçov në fund të viteve 80 për ndalimin e garës së armatimit bërthamor, ishte një arritje që përmirësoi njerëzimin dhe uli rrezikun e shpërthimit të një luftë që mund të kishte sjellë edhe fundin e qytetërimit tonë.

Por sot pas rreth 40 vitesh presidenti amerikan, qe nuk është me Ronald Reagan, por Donald Trump, ka kërkuar 10-fishimin e arsenalit bërthamor.

Kërkesa shokuese është bërë në një mbledhje të drejtuesve më të lartë ushtarake në muajin korrik dhe është zbuluar vetëm tani nga mediat vendase. Ndërkohë që sipas tyre, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, pas kësaj kërkese e ka përkufizuar ‘idiot’ Presidentin amerikan. Sipas të pranishmeve të tjerë ne atë mbledhje, kërkesa për një rritje drastike të arsenalit bërthamor është e kundërta e asaj që për 50 vjet jemi përpjekur të bëjmë, pra uljen e tij. Sot SHBA kane 4 mijë lendë bërthamore sipas eksperteve, ndërsa në vitet 60 numëroheshin 32 mijë të tilla. Sipas eksperteve, bota kishte një arsenal të tillë bërthamor që nëse shpërthente njëkohësisht mund të devijonte deri edhe tokën nga orbita.

Ushtarakët theksojnë se shumëfishimi i armeve bërthamore është I jashtëligjshëm dhe thyen të gjitha traktatet ndërkombëtare.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit bëhet e ditur se 2 avione strategjike bombardues B1-B amerikane kanë patrulluar në qiejt koreanë dhe kanë stimuluar një sulm ajër-tokë në detin e Japonisë së bashku me dy jetë ushtarake të Koresë se Jugut.

Burimi: Klan Plus