Presidenti amerikan duket se do të tërhiqet nga një tjetër premtim elektoral. Ndryshe nga sa kishte deklaruar se do të prishte marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit, Donald Trump nuk avancoi me sanksione ndaj Teheranit, siç ishte rënë dakort në marrëvëshjen e firmosur nga Obama. Për New York Times, ky është një sinjal se Trump, i bindur nga zyrtarë të lartë të administratës, po tërhiqet nga përplasja me Iranin.

Gjithsesi, Trump deklaroi përpara gazetarëve të pranishëm në avionin e tij presidencial se në muajin Tetor priten të tjera zhvillime.

“Marrëveshja për denuklearizimin e Iranit është një nga më të këqijat që kam parë”, 

theksoi Trump për paktin e firmosur nga paraardhësi i tij, Barack Obama.

Pavarësisht se Teherani u përjashtua sërish nga masat shtrënguese, Uashingtoni vendosi sanksione për disa individë dhe ndërmarrje, me akuzën se mbështesin programin bërthamor të Iranit.

Marrëveshja e 2015-ës parashikon ndalimin e krijimit të armëve bërthamorë nga Irani, por Teherani vijon zhvillimin e energjisë bërthamore me pretendimin se qëllimi është ruajtja e paqes në rajon.

Tv Klan