e re trump

Kandidati kryesor i republikanëve për garën presidenciale Donald Trump, në debatin e fundit në North Charleston të Karolinës së Jugut, vuri në shenjestër senatorin e Teksasit, Ted Kruzin, i cili, megjithëse nga një nënë amerikane, ka lindur në Kanada.

“Ke një pikëpyetje të madhe mbi krye”- iu drejtua Trump rivalit të tij më të afërt, sipas sondazheve.

Duke iu referuar Kushtetutës, presidenti duhet të ketë lindur në Shtetet e Bashkuar. Përplasja për këtë çështje zgjati disa minuta, çka dëshmoi se edhe një debatues i zoti si Krus e ka të vështirë të mundë Trampin, i shndërruar në një mjeshtër të televizionit.

Tensioni vijoi pas shigjetimit të Krus për vlerat e New Jorkut, të lidhura me paranë dhe median, të cilat nuk përkojnë me ato të konservatoreve, siç tha ai. Tramp iu përgjigj duke kujtuar reagimin e nju jorkezeve, pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Kandidati kryesues i republikaneve shkoj me tej me tezën e tij për të ndaluar emigracionin e refugjatëve siriane, duke i cilësuar “kalin e trojës” që do të dëmtojë SHBA-në. Çështjet kryesore për të cilat u diskutua ishin: siguria, ekonomia dhe politika e jashtme.

Testi i parë i rëndësishëm do të zhvillohet pas dy javësh në Ajoua, kur do të përzgjidhen kandidatët kryesor.  republikanë dhe demokratë.

Tv Klan