Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar Zonjën e Parë, Michelle Obama, duke thënë se “gjithçka që ajo do të bëjë është fushata” për rivalen e tij.

Ai po akuzoi gjithashtu zonjën e parë se ka sulmuar Hillary Clinton në vitin  2007, duke e cilësuar si jo të denjë për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë. Por drejtuesit e fushatës Obama e kishin mohuar këtë gjë.

Ndërsa, Clinton ka akuzuar Trump se paraqet kërcënim për demokracinë nëse nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve.

“Ne e dimë dallimin mes udhëheqjes dhe diktaturës dhe kalimi paqësor i pushtetit është ajo që na dallon,”

tha ajo në Cleveland, Ohio.

“Donald Trump nuk ka pranuar të thotë nëse do ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve. Duke bërë këtë ai kërcënon demokracinë”.

Në mitingun e tij në Karolinën e Veriut ai u tha mbështetësve :

“Unë shoh që Michelle Obama pëlqen Hillary-n.”

 “Por këto nuk ishin bindjet e para të saj. Ajo pati thënë dikur: ‘Nëse nuk kujdesesh dot për shtëpinë tënde, çfarë do të bësh në Shtëpinë e Bardhë’. Ku është kjo bindje?  Nuk po e dëgjoj këtë gjë”./tvklan.al