Një ditë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi anulimin e takimit historik mes Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un, Presidenti amerikan lë një mundësi të hapur për zhvillimin e tij sipas parashikimit, më datë 12 qershor. Në një intervistë të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, Trump konfirmoi se ekipet negociuese nuk e kanë ndaluar punën dhe gjithçka mund të ndodhë.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Po bisedojmë me ata tani, mund të ndodhë edhe në datën 12. Ata dëshirojnë shumë që ky takim të zhvillohet. Ne gjithashtu do të na pëlqente të ndodhte.”

Presidenti amerikan sqaroi se arsyeja e anulimit të takimit ishte retorika armiqësore Koresë së Veriut. Peniani shprehu keqardhje për anulimin dhe gatishmërinë për të vijuar në çdo kohë bisedimet me Uashingtonin. Të enjten Koreja e Veriut shkatërroi impiantin më të madh të testeve bërthamore, në shenjë angazhimi për të vijuar procesin e paqes me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Pas anulimit të samitit reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterrez, i cili u bëri thirrje palëve të vazhdojnë dialogun.

Tv Klan