Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është takuar për herë të parë me Presidentin e Filipinës Rodrigo Duterte në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë-Paqësorit në Vietnam.

Fotografia nga takimi është shpërndarë nga sekretari i Dutertes, Christopher Go.

Dy liderët pritet të takohen edhe në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit mes Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) i cili do të fillojë sot në kryeqytetin e Filipineve, Manila. /

tvklan.al