Shqetësimeve të OSBE-së për referendumin e së dielës në Turqi i janë shtuar edhe dyshimet e Këshillit të Europës për më shumë se 2.5 milionë vota të manipuluara. Në cilësinë e anëtares së misionit te monitorimit te procesit zgjedhor, deputetja austriake Alev Korun tha se Komisionin Zgjedhor  në kundërshtim me ligjin pranoi fletë të pavulosura.

Por presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan nuk ka vonuar te injorojë kritikat e arbitrave ndërkombëtarë për referendumin e të dielës dhe protestat që kanë nisur në qytetet më të mëdha të Turqisë.

Ai ka kërkuar nga OSBE që të mbaje vendin që i takon pas vërejtjeve se referendumi u zhvillua në kushte të pabarabarta, në kundërshtim me zotimet dhe detyrimet ndërkombëtare dhe ne shkelje te standardeve të Këshillit të Europës.

Por Erdogan ka një mbështetës. Në kontrast me të gjithë liderët europianë, presidenti i SHBA-ve ka përgëzuar homologun e tij turk për fitoren në referendumin kushtetues.

Duke ruajtur hapësirën për krijimin e një aleati të fortë në rajon, Trump dhe Erdogan kanë gjetur gjuhën e përbashkët për situatën ne Siri, për të cilën kanë rënë dakord se përgjegjës është Assad. /Tv Klan