Donald Trump vijon të ashtuquajturën luftë tregtare me vendet e tjera superfuqi industriale. Presidenti amerikan firmosi një memorandum, që parashikon vendosjen tarifave shtesë ndaj Kinës, për një vlerë rreth 50 milionë dollarë, si dëmshpërblim për grabitjen për vite me radhë të pronësisë tregtare dhe sekreteve teknologjike.

Uashingtoni urdhëroi gjithashtu edhe vendosjen e një limiti për investimet kineze në SHBA. Shtëpia e Bardhë u shpreh se këto lëvizje vijnë si kundërpërgjigje e konkurrencës së pandershme të Kinës ndaj SHBA-ve.

Presidenti Trump njoftoi ndër të tjera se vendet e BE, janë përjashtuar nga lista e tarifave për importin e çelikut dhe aluminit në SHBA.

Tv Klan